Luan Zmijani, ish-mbrojtësi i djathtë dhe njëherësh edhe ish-kapiten ndër vite i Vllaznisë në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” u shpreh me optimizëm sa i përket aventurës së parë europiane të shkodranëve ndaj islandezëve.

Ai foli për situatën te Vllaznia dhe për takimin që kuqeblutë do të kenë ndaj Valurit. Përsa i përket merkatos, ish-kapiteni e quan cilësore. Ndërsa për lëvizjet në dalje, ai shprehet se kërkohet koha e duhur për të thënë nëse ato që do t’i zëvendësojnë do të jenë të duhurit. Shanset për kualifikim mes Vllaznisë dhe Valurit Zmijani i shikon të barabarta, 50-50.

Luan, si e vlerësoni merkaton e deritanishme të Vllaznisë, që fillimisht do ta provojë veten në Europë?

Mendoj se është kryer një pozitive me lojtarë cilësorë, ku duhet të vlerësoj në veçanti mesfushorin e ardhur nga Erzeni, Kahrimanoviç. Për mua ai duhet të ishte afruar më herët, por edhe rikthimi i Gurishtës është tejet pozitiv. Mendoj se duhet pritur për të dhënë edhe një vlerësim më të drejtë për prurjet e kryera.

Ku duhet të bëhet më shumë në vazhdimësi të merkatos, që skuadra shkodrane të jetë më e plotë?

Mendoj në repartin e mbrojtjes e sidomos te qendra e saj. Mendoj se këtu duhen ende përforcime.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ADMIR URUÇI-

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re