Një hoxha nga Kosova, Blerim Musliu, ka ndarë më publikun një eksperiencë të veçantë, deri dhe përlotëse, që ka pëjetuar këtë muaj Ramazani, siç thotë, në një ditë të zakonshme.

“Në një ditë të zakonshme Ramazani, jo rrallëherë troket dera nga njerëz të ndryshëm, që nga ata që kërkojnë këshilla e porosi, e deri tek ata që kërkojnë ndihmë për nevoja të caktuara.

E kur sot trokiti dera, mendova se do të jetë një trokitje e tillë.

Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro.

Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë. E një emocion edhe më i veçantë ishte ai që në thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush jam.

Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë.

E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësve.

Zoti na gëzoftë ditën kur do të takohemi me Të!”, shkruan hoxha.

Kujtojmë se në Islam, vepra bamirëse mbajtur e fshehur nga bamirësi, sipas këshillimit hyjnor të “mos e di njëra dorë se çfarë dha tjetra”, konsiderohet një akt i lartë sinqeriteti. /tesheshi.com/  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re