Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, së shpejti do të dëbohej nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, ku ndodhet nga viti 2012. Pretendohet se kjo po ndodh nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Mësohet se presidenti i Ekuadorit, Lenini Moreno është gati të përfundojë një marrëveshje për dorëzimin e Assange në ditët e ardhshme. Moreno u zgjodh president në maj, ai i dha të qartë se ai nuk pajtohet me rolin e vendit të tij në mbrojtjen e Assange, të cilin ai e karakterizon si një haker, dhe më tej si një gur në këpucë e administratës së tij ndër problemet e trashëguara.

Burime të afërta me qeverinë ekuadoriane thonë se Moreno po përfundon negociatat, dhe  ndoshta mund të konsiderohet tashmë çështje e përfunduar.

Ndërsa burime të afërta me Assange kanë  pranuar se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Ekuadorit për të dëbuar njeriun problematik për të me kërcënimin se do të bllokojnë një kredi të FMN-së, në qoftë se ata vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë themeluesit të WikiLeaks.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihet një furgon që ngarkohet me mobilje në ambasadën e Ekuadorit në Londër, çka ka nxitur spekullime për dëbimin e Assange.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko