Nga: Hoxhë Alban Gorishti
Shejtani i bëri të kenë iluzion se ata do të jenë njerëz të plotë nëse zemra boshatiset. Në botën e kuptimit, informacionit dhe çështjeve të reja, të vështira njerzëit u grupuan në disa grupe. Prej tyre janë ata të cilët nuk bëjnë asnjë përsiatje në kuptimin e tyre përveç informacionit bazik që i serviret, pastaj janë ata të cilët konsiderojnë në këtë proces çdo lloj teorie të pa verifikueshme, dhe një kategorie e tretë e cila në bazë të aftësive deduktive përpiqet të interpretojë situatat në bazë të Ekzegjezave fetare dhe dispozitave ligjore. Për Heidegger-in, çështja e informacionit mbi “botën e jashtme” është e pakuptimshme, me këtë ai thotë se njeriu lindi në një botë “para informative”(ezel) dhe vazhdoi ekzistencën duke e kuptuar dhe interpretuar këtë botë, për rrjedhojë kuptimi ka paraprirë informimin. Paraprirja e informimit nga kuptimi merr në mënyrë radikale kuptimin se ekzistenca i ka paraprirë informacionit, për rrjedhojë u ka paraprirë edhe shkencave të natyrës dhe shkencave shpirtërore. Koncepti I shumkuptueshmërise duhet kuptuar se është i ndryshëm nga dy kuptueshmëria,Allahu thotë për informacionin i cili ndodhet në Kuran duke e klasifikuar si, arabishte e qartë (kitabun Fusilet ajatuhu-liber që ajetet e tij janë shkoqitur mirë), i cili ka kuptime jo devijuese (gajre dhi aiuexh). Ricouer po ashtu thotë: Çdo interpretim orientohet për ta kapërcyer distancën mes epokës kulturore se cilës i perket teksti dhe interpretuesit. Duke e kapërcyer këtë distancë kohore dhe duke e bërë veten bashkohës të tekstit, interpretuesi e përvetësoi edhe kuptimin e tij…. kështu pra në çdo hermeneutike gjendet zgjerim i kuptimit të vetes nëpërmjet kuptimit të tjetrit”(Existenc and Hermeneutik). Në shqipëri gjer në vitet 60 kur në gjuhësi mbretëronte logjicizmi ,kryefjalë quhej ,njeriu,kafsha apo gjëja për të cilën flitet në fjali duke krijuar kështu një përputhshmëri midis llogjikës dhe gjuhës.Kurse pas pranimit dhe hyrjes se plotë të gjuhës strukturaliste kryefjalë u quajt gjymtyra kryesore e fjalisë e shprehur me emër në rasën emërorë pa parafjalë duke i ndarë tërësisht nga njëra tjetra këto dy realitete të veçanta.Në rastin e gjuhësisë logjistike subjekti sintaksor përputhet me subjektin temporal(ose botën temporale të kufizuar në hapsirë edhe kohë).Pra deri diku bashkëbiseduesi e shpreh interpretimin e vullnetit të vet nëpërmjet qartësisë verbale që ai përdor. Pikërisht kjo ka qënë prej pikpyetjeve të mëdha të zbulesës së krishterë, pra si e zbulon Zoti vullnetin e vet kur bibla nuk është fjalë kontekstuale e vet Perëndisë?Kjo ka ngrënë debate edhe brenda kishës,ndërsa Islami që në fillesat e veta e ka prezervuar verbalisht këtë kontekst sintaksor të fjalës së Zotit duke e përcjellë me precizitet dhe pa kundërshti. Ricoeur thotë se objekti që bëhet temë e interpretimeve (për të kuptuar) duhet të ketë disa veçori që burojnë nga vet ai, sepse nuk ka nevojë për interpretim për një gjë që kuptohet vetvetiu ose që kuptohet menjëherë……Gjëja që e kërkon (e bën të domosdoshëm) interpretimin del në shesh me anë të interpretimeve të bëra. Edhe ëndrra sipas entitetit të saj është simbolike dhe si rrjedhojë e kësaj e bën të domosdoshëm interpretimin. Njeriu realisht shijon me gjuhën e tij shijen e ushqimit që ndodhet në enë, kështu kupton atë që ndodh në realitet. Po ashtu ti shijon edhe atë që gjendet në zemrën e njeriut nëpërmjet gjuhës së tij. Transmetohet nga profeti alejhi selam:Besimi i njeriut drejtohet kur drejtohet zemra e tij ndërsa zemra drejtohet kur drejtohet gjuha e tij “(Hejthemiu e ka bërë të dobet në el mexhma’a 53/1). Ndaj realitetet kanë nevojë për një sasi të konsiderueshme të ekzegjezës fetare përgjatë interpretimit të situatave, në mënyrë që të ndërtojmë një kuptim sa më të saktë përgjatë këtij interpretimi si dhe ndarjen e realitetit me fantazinë, e gjuhësisë me moralin linguistik, e besimit me racionalitetin e ftohtë, e aftësisë perceptuese me pragmatizmin fetar, e nefsit ndaj trupit, etj. Kjo pasi zemrat që boshatisen nga interpretimi i duhur do të mbushen me kuptimin e gabuar. Kjo mungesë e zbritjes se interpretimit të duhur i coi të krishteret në mangësi të të kuptuarit ndaj teksteve fetare, kështu që edhe ëndrrat të cilat vendosen në peshojen e ekzegjezës di të interpretohen në atë që nuk është prej kuptimeve të tyre të kërkuara (kujto institucionin e rrëfimit në kishën e krishterë).
Sot kemi nevojë për një perceptim të saktë dhe interpretim të guximshëm të shumë prej situatave të reja që kalon njerëzimi. Por kjo mundet të realizohet vetëm nëse njohim vullnetin e Zotit në shkrimet hyjnore dhe fjala e drejtë mundet të perceptohet vetëm nëpërmjet kuptimit të drejtë ndërsa kuptimi i drejtë mbrrihet vetëm nëpërmjet ekzegjezës së drejtë të tekstit hyjnor dhe situatave të ndërlikuara .Ndaj një pozitë të tillë mundet ta mbajë vetëm një ekzegjeze e pacënuar nga ndërhyrjet linguistike.
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.