Ministrja Elisa Spiropali. mbrëmjen e sotme është shprehur se projekti i rindërtimit është projekti më i madh social historik i ndërtuar dhe i ideuar po zbatohet tashmë në Shqipëri. E ftuar në “PlitikoOn” ajo ka thënë ndër të tjera këtë vit do të ndërtohen 35 shkolla dhe çerdhe të reja, duke shtuar se qytetarvë që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit kanë marrë bonusin e qirasë.

” Nuk i kam shifrat e banesave të përfunduara në kuadër të rindërtimit. Ekziston një buxhet i bërë publik dhe shifra të publikuar anë faqen e kuvendit. Di që deri në fund të këtij viti do të jenë 35 shkolla dhe çerdhe të reja. Të gjithë qytetarëve u është ofruar bonusi i qirasë dhe kanë shkuar të jetojnë me qira. Veç dëmshpërblimit që kanë marrë për shtëpia, kanë marrë edhe bonusin e qirasë. Ato nuk janë editoriale që mund të shkruhen për një orë. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh social historik i ndërtuar dhe i ideuar dhe që po zbatohet tashmë në Shqipëri.”- ka thënë ajo. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re