Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën (11 Maj) kanë pësuar vdekje klinike.

Sipas mediave greke, prindërit e Spyrosit 14-vjeçar, i cili u hodh në lumë për të shpëtuar shokun e tij që po mbytej, dhe 12-vjeçarit kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.

Në lumin ku ranë dy nxënësit, miqtë e tyre kanë lënë lule, ndërsa atje u gjet edhe emigranti shqiptar Levian Goga që u zhyt në ujë për t’i nxjerrë fëmijët, raporton Protothema.gr.

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj”, shkruhet në shënimin e lënë nga miqtë e dy të miturve në vendin e tragjedisë.

LEXONI EDHE: “Shpresoj të jetojnë!”- U hodh në lumë dhe shpëtoi në 8 metra thellësi dy të mitur duke u mbytur, shqiptari në Greqi: Bëra atë që do bënte çdo prind!

 

14-vjeçari dhe shoku i tij 12-vjeçar qëndruan nën ujë për 20 minuta, derisa emigranti shqiptari arriti që t’i nxjerrë nga uji.

Ndërsa u deshën edhe 30 minuta të tjera që të dërgoheshin në spitalin e Artës, ku mjekët zhvilluan “betejë” për t’i rikthyer në jetë.

Ata u transferuan më pas në spitalin e Rios ku u trajtuan në kujdesin intensiv në gjendje kritike. Përafërsisht dy ditë pasi ranë në lumë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fëmijët pësuan vdekje të trurit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko