Skip to content

Emina Cunmulaj trondit me rrëfimin e saj: Ish-bashkëshorti shqiptar më ka thyer qafën

640 0 emina sd 1758454050

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të pazakontë dhe tejet personal gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, ku foli hapur për periudhat më të vështira të jetës së saj.

Emina pranoi për herë të parë se martesa e saj e parë me një shqiptar ishte një kapitull i errët, i shoqëruar nga mungesë stabiliteti dhe dhimbje emocionale.

“Kam qenë e martuar me një shqiptar, më ka pas thyer qafën… por kur nuk shkon, nuk shkon more vëlla”, – u shpreh ajo me sinqeritet.

Modelja theksoi se kjo përvojë e hidhur i hapi sytë mbi rëndësinë e respektit dhe mirëqenies brenda një marrëdhënieje.