Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, që dyshohet se shiste armë Tiranë, në Fushë Krujë dhe në Thumanë.
Në pranga kanë rënë Fatjon Kodra dhe Elton Kaci, ndërsa u shpallën në kërkim Florjan Aliu e Enea Zira.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 3 kallashnikov, 2 pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Krujë.
“U ndaluan shtetasit: F. K., 18 vjeç dhe E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit F. A., 28 vjeç dhe E. Z., 28 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, shitnin armë zjarri në Tiranë, në Fushë Krujë dhe në Thumanë”, njoftoi policia.
Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë, si edhe për kapjen e 2 të rinjve të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Heliks”, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive në kuadër të një procedimi penal për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit.
Goditet një grup që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Vihen në pranga 2 pjesëtarë të grupit, shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Parandalohet një rast i shitjes së armëve të zjarrit, nga ky grup. Sekuestrohen 3 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Krujë.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera me metoda proaktive, në kuadër të një procedimi penal të nisur për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Heliks”, si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit:
F. K., 18 vjeç dhe E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit F. A., 28 vjeç dhe E. Z., 28 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, shitnin armë zjarri në Tiranë, në Fushë Krujë dhe në Thumanë.
Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.