Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi është kapur duke transportuar plot 25 kilogramë kokainë me makinë në zonën e Perugias.

Sipas mediave italiane, mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Antik Ferko, banues në zonë e Spellos, i cili dyshohet si i përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikimi të drogës në rajonin e Umbrias

Në makinë shqiptarit i është gjetur nga Guardia di Finanza edhe rreth 55 mijë euro para të gatshme, një armë zjarri e vjedhur dhe pajisje telefonike të koduara. Vlera totale e drogës së sekuestruar ishte 24.7 kg dhe është llogaritur me vlerë rreth 2.5 milionë euro. Ajo ishte e ndarw nw dhjetë pakot të fshehura në ndarje të dyfishta, të krijuara në mënyrë artizanale nën dyshemenë e pasme, pranë vendit të shoferit dhe pasagjerit.

Këto ndarje ishin të pajisura me një sistem mekanik të sofistikuar, të ndërtuar për të shmangur kontrollin nga autoritetet.

Kontrollet u ushtruan dhe në apartamentin e të arrestuarit në Spello dhe në banesën e prindërve të tij në Foligno. Në dhomën e gjumit të prindërve të Antik Ferkos u gjet një tjetër sasi kokainë, një peshore precize, një pistoletë Beretta kalibër 6.35 (e rezultuar e vjedhur), tre telefona celularë, gjashtë kartela SIM dhe plot 27 mijë euro cash.

I gjithë materiali është në pronësi të të dyshuarit, sipas dëshmisë së tij, me përjashtim të 18.100 eurove që ishin fshehur në një kasafortë. Në shtëpi u gjetën gjithashtu pajisje telefonike të koduara, të cilat sipas hetimeve përdoreshin për komunikime të lidhura me trafikun e drogës.

Gjykatësi për hetimet paraprake në Spoleto, Luca Cercola, konfirmoi arrestimin dhe vendosi për Ferkon masën e arrestit shtëpiak me byzylyk elektronik. Sipas gjykatësit, ekzistojnë prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në shpërndarjen e drogës dhe mungesa e një shpjegimi të besueshëm për shumën e madhe të parave, nënvizon dyshimet për ekzistencën e një organizate të strukturuar që operon në trafikun e lëndëve narkotike në Umbri, veçanërisht në zonat Spello, Foligno dhe rrethinën e Perugias.

Megjithëse nuk ka precedentë penalë, i dyshuari ka pranuar pjesërisht përfshirjen e tij në këtë aktivitet dhe është shprehur i “penduar” përpara prokurorit, ndonëse ka zgjedhur të mos përgjigjet gjatë marrjes në pyetje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko