Skip to content

Engjëlli mbrojtës i Holandës, Vergost ndryshoi ndeshjen kundër Turqisë vetëm me prezencë

uy

Nëse Lionel Mesi mbahet mend për diçka përtej fushës së lojës dhe golave të tij është për shprehjen ndaj Vergost në Botërorin e Katarit: Çfarë ke që shikon budalla? Ik andej!Ishte një fitore e nxehtë e Argjentinës kundër Holandës me penallti. Por holandezi për pak sa nuk i “nxiu” jetën “Pleshtit” duke shënuar dopietën nga stoli. I tillë është sulmuesi holandez, një hero që shfaqet rrallë, por bën mirë. Edhe kundër Turqisë u aktivizua në pjesën e dytë dhe ndryshoi fytyrën e Holandës kundër Turqisë. Duket se jeta e tij ka qenë e shkruar. “Kurrë nuk kam pasur talent dhe ndoshta për këtë fakt skautët nuk më kanë ftuar që të provohem. Por unë nuk u dorëzova kurrë”, tregon sulmuesi, që ka pasur probleme në adoleshencën e tij për gjatësinë, 197 centimetra. Por pastaj Peter Bosh i dha mundësinë kur luante në kategorinë e katërt me DETO. Por sulmuesi nuk llogaritej as nga Kuman në etapën e tij të parë si trajner: Mendoj se De Jong është më i mirë.

ENGJËLL MBROJTËS- Por papritur, rosa e shëmtuar u bë mjellmë. Vergost mund të krenohet me faktin se është një nga lojtarët e vetëm bashkë me Levansovskin, Kejnin, Mylerin, Moratën, Lakazetin, Ben Jederin dhe Vanaken që kanë marrë pjesë në më shumë sesa 10 gola në 10 ligat kryesore në 10 sezonet e fundit. Për Holandën ai është një lloj engjëlli mbrojtës. Në Katar shënoi me goditjen e tij të parë në portë dhe në Gjermani po shfaqet si katalizatori i madh i turneut duke ardhur nga pankina. Shënoi si zëvendësuar në 2 miqësoret e mëparshme, Islandës dhe Kanadasë dhe e përsëriti këtë në debutimin Europian kundër Polonisë. Ai u bë rezerva e parë që shënon në 3 ndeshje radhazi me portokallinjtë. Por ai ka edhe një tjetër rekord, duke u bërë holandezi që i është dashur më pak kohë në një kampionat Europian për të shënuar nga stoli: 2 minuta dhe 18 sekonda. U fut në vend të Depajit në minutën e 81-të dhe shënoi golin e fitores në të 83-tën. Ai është lojtari i tretë i Holandës që ka shënuar më shumë nga stoli (7) pas Van Hoijdonk dhe Huntelar që kanë nga 10 dhe 8 gola.

HISTORIA- Goli i tij ndaj Polonisë është i veçantë sepse e kishte parashikuar.

“I thashë të dashurës që të vinte në stadium sepse ndeshja do të ishte e barabartë dhe unë do të futesha nga stoli për golin e fitores”, tha Vergost pas ndeshjes. Historia për pak sa nuk u përsërit edhe në humbjen me Austrinë, kur ai u fut nga stoli dhe asistoi për Depajin. “Do të më pëlqente të luaja më shumë, por jam i kënaqur edhe më këtë rol. Nuk vendos unë kush luan”, tregon ai.

PREZENCA- Është çmenduri ta mendosh që nata e tij më e bukur e Europianit është ajo ku as nuk ka shënuar dhe as nuk ka asistuar. U fut kundër Turqisë dhe përmbysi ndeshjen vetëm me prezencë.

“”