Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në fotografinë familjare në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s.

Pas ceremonisë zyrtare pritëse në Qendrën e Kongresit IFEMA të zhvilluar para Takimit të Liderëve të NATO-s që mbahet në Madrid, kryeqytetin e Spanjës u organizua fotografia familjare e pjesëmarrësve.

Presidenti Erdoğan u prit nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez që është vendi pritës si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa pas përshëndetjes Erdoğan doli në foto me Sanchez dhe Stoltenberg.

Pas ceremonisë së pritjes u zhvillua edhe fotoja familjare ku në të djathtën e presidentit Erdoğan ndodhet kryeministri britanik Boris Johnson ndërsa në të majtë kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

Erdoğan, pas fotos familjare bisedoi shkurtimisht në këmbë dhe u përshëndet me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me kryeministrin britanik Boris Johnson, kryeministrin kanadez Justin Trudeau,
kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Liderët pas fotografisë familjare kaluan në seancën e parë të punës me temë “Ukrainën”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re