Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti vendimin
muajin e kaluar të homologut amerikan Donald Trump, për të tërhequr trupat
amerikane nga Siria, por tha se tërheqja duhet të bëhet me kujdes dhe me
“partnerë të vërtetë”.

Në një artikull për The
Neë York Times të hënën, një ditë para se të takohet me Këshilltarin e
Sigurisë Kombëtare, John Bolton, Erdogan shprehu angazhimin e Turqisë për të
mposhtur ISIS-in apo “grupe të tjera terroriste” në Siria.

“Presidenti
Trump bëri gjënë e duhur kur ai kërkoi një tërheqje nga Siria. Megjithatë, tërheqja
duhet të planifikohet me kujdes dhe e realizuar në bashkëpunim me partnerët e
duhur, në mënyrë që të mbrohen interesat e Shteteve të Bashkuara, të bashkësisë
ndërkombëtare dhe popullit sirian”, ka shkruar liderin turk.

“Turqia,
e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe aktive në NATO, është i vetmi shtet me
fuqi dhe angazhim për ta bërë këtë detyrë”, shtoi
Erdogan.

Në një njoftim të papritur, Trump tha më 19 dhjetor se ISIS u
mund në Siri dhe njoftoi tërheqjen e 2,000 trupave nga shteti.

Ky veprim shkaktoi reagime të shumta, në radhë të parë nga
partnerë si Franca dhe Britania e Madhe të cilët kanë paralajmëruar se ISIS nuk
është i mundur. Nga ana tjetër, Sekretari i Mbrojtjes  James Mattis dhë dorëheqjen pas padakortësisë
me vendimin.

Në ditët e fundit, administrata Trump shpjegoi se tërheqja nga
verilindje të Sirisë nuk do të ndodhë shpejt dhe administrata e presidentit
amerikan duket se ka ndryshuar tonin duke thënë se lufta kundër ISIS nuk është
ende e gjatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re