“Jam prej 12 vitesh i divorcuar, shpresoj të gjej një të dashur të re në këtë kampionat”, kjo ishte deklarata e aktorit Kastriot Çaushi në puntatën e parë të emisionit “Kampionët e Botës”.

Ai iu referua mungesës së Italisë në Botëror, si një tifoz i tyre, por deklarata mori vëmendje të madhe.

Në emisionin e sotëm, Çaushi sqaroi gjithçka, duke thënë se lajmi është shpërndarë gjithë andej, por nuk i bën përshtypje fare.

“Nga mbrëmë kam një shije jo të mirë. në pyetjen e parë që më bërë mbrëmë, kisha një dramë. Unë thashë që kisha 12 vjet i divorcuar edhe sot meme në shumë faqe, thoshin që është ndarë Kastriot Çaushi nga gruaja dhe kërkon një të dashur. Duhet të flasësh drejt, se ndryshe ta marrin… Mua më bën dhe shumë përshtypje. Fare, fare”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re