Espanjoli rikthehet në La Liga, pas triumfit 2-0 në finalen e “Play Off”-it mbrëmjen e djeshme. Një meritë të jashtëzakonshme për këtë sukses ka edhe mesfushori fierak, Keidi Bare, që dha një kontribut të çmuar falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse. Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

ESPANJOL ËSHTË I PARI! 💙
Ka qenë një sezon i vështirë në çdo kuptim, por me shumë punë dhe mund ia kemi arritur qëllimit. Kemi luftuar deri në fund ashtu siç e meriton kjo mburojë dhe e kemi kthyer Espanjolin aty ku duhet. Faleminderit për mbështetjen tuaj gjithmonë. Tani është koha për të shijuar, pushuar dhe rimbushur bateritë tuaja për gjithçka që vjen më pas. Thuaj përshëndetje!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re