Rei Manaj më në fund ishte pjesë e një Europiani me fanellën e Shqipërisë. Sulmuesi i cili nuk ishte pjesë e listës së De Biazit 8 vite më parë, këtë herë zbriti në fushë në të tre ndeshjet e kuqezinjve në Euro 2024, duke qenë titullar në dy prej tyre.

Edhe pse nuk tundi rrjetën dhe nuk ia doli të ndihmonte Shqipërinë për të kaluar grupin, nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka dashur të falënderojë të gjithë për këto javë që ka përjetuar .

“Faleminderit të gjithë njerëzve që ishin pjesë e kësaj mrekullie që përjetuam dhe që personalisht, ëndërroja që kur isha fëmijë.

Shokë, staf, Federata Shqiptare dhe veçanërisht TIFOZË, ju falënderoj me shpirt!

Ju falënderoj për të gjithë sakrificat që keni bërë për të qenë në stadium, aty pranë nesh.

Faleminderit gjithashtu dhe të gjithë tifozëve që nuk patën biletë ose ishin larg, të cilët na mbështetën e na ndoqën nga shtëpia. Faleminderit për mirësjelljen dhe qytetarinë që treguat. Për koret, këngët dhe atmosferën që vetëm ju mund të krijonit, dhe për të cilën do mbahemi mënd.

Fatkeqësisht nuk e kaluam dot grupin pavarësisht se dëshira dhe ambicia ishin të mëdha, megjithatë, mendoj që fitorja më e madhe ishit ju, tifozët kuq e zi”, shkruante Manaj në postimin e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re