Skip to content

“Fati” i Partisë Demokratike/ Gjykata e Apelit cakton me short gjyqtarët e çështjes

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

 

Gjykata e Apelit ka caktuar me short gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Pas hedhjes së shortit doli emri i gjyqtarëve Elona Toro, Edlira Petri dhe Genti Shala.

 

Fillimisht gjyqtari Agron Zhukri vendosi regjistrimin e statutit të Komisionit të Rithemelimit që buroi nga Kuvendi i PD-së në 11 dhjetor por vetëm pak kohë më pas erdhi ankimi nga Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të mëparshëm të gjyqtarit.

 

Do të jetë pikërisht gjyqtarja Elona Toro që do të vendosë nëse do të mbajë në fuqi vendimin e gjyqtarit Zhukri apo do ta kthejë PD në strukturat e mëparshme.

Njoftimi për median dhe publikun nga Gjykata e Apelit ditën e sotme

Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për tuinformuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim nëregjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë sa mëposhtë :Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, mevendimin nr.3, të datës 25.03.2022, ka vendosur: “1. Pranimin e kërkesës së palës kërkuesePartia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit tëP.D.SH. 2.Depozitimin e vendimit te Kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimetpërkatëse në regjistrin e partive politike:Vendimin nr 1, dt.11.12.2021 me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, tëKuvendit Kombëtar të Partisë.Vendimin nr 2, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.Vendimin nr 3, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.Vendimin nr 4, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.Vendimin nr 5, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.Vendimin nr 6, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.Vendimin nr 7, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit.Në datë 04.04.2022, kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim Partia Demokratike e Shqipërisëpërfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me të cilin është kërkuar : “Prishja e Vendimit Nr. 1346/222Akti Nr. 3 Vendimi, datë 25.03.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar AgronZhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë porme tjetër trupë gjykuese.“Ankimi i mësipërm u shqyrtua lidhur me pranueshmërinë e tij dhe me vendimin nr. 508 Regj.Them, datë 22.04.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtare Blerina Muca vendosi :“Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga

 

Ndërkohë, më herët ditën e sotme Gjykata e Apelit bëri edhe një reagim për mediat lidhur me akuzat nga “Rithemelimi” .

 

Gjyakata e Apelit i konsideron si të papranueshme deklaratat paragjykuese dhe denigruese që synojnë të ushtrojnë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi çështjet politike.

 

Deklarata për mediat e Gjykatës së Apelit Tiranë

Gjykata e Apelit Tiranë, duke vlerësuar maksimalisht të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve, kryesisht ato të lirisë së shprehjes dhe mendimit, sjell në vëmendje të opinionit publik se ato duhet të ushtrohen në respekt të të drejtave po aq themelore, që konkurrojnë me to. Gjykata është e vetëdijshme për rolin e partive politike në një shoqëri demokratike, ndaj çdo debat publik mbi organizimin, mbarëvajtjen dhe ushtrimin e rolit të tyre në zhvillimin e shoqërisë, mbart në vetvete çështje të interesit publik.

Nga ana tjetër, po aq i rëndësishëm në një shtet të së drejtës është respektimi nga cilido i pavarësisë, autoritetit, legjitimitetit të pushtetit gjyqësor, si dhe shmangia e deklarimeve apo sulmeve që cenojnë besimin e publikut te trupa gjyqësore. Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.

Për një shtet të së drejtës, sulme të tilla ndaj gjyqtarëve dhe gjykatave, të cilat perceptohen si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në veprimtarinë gjyqësore përpara marrjes së vendimeve prej tyre, janë të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Gjykata është dhe do të mbetet autoriteti i vetëm, që ka pushtetin dhe përgjegjësinë në dhënien e drejtësisë, ndaj si e tillë duhet respektuar. Gjykata e Apelit Tiranë garanton cilindo se do të shqyrtojë me përgjegjshmëri, objektivitet, drejtësi dhe transparencë çështjet që i janë referuar për shqyrtim, duke mirëpritur çdo vërejtje konstruktive lidhur me veprimtarinë gjyqësore, por duke mos pranuar asnjë sulm denigrues ndaj saj, që lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit dhe të misionit për të cilin është ngarkuar nga Kushtetuta.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë