Këshilli i qytetit italian të San Piero Patti në Siçili, morri vendimin që shtëpitë e braktisura të shiten me një çmim prej 1 euro, në mënyrë që të tërheqë banorët në këtë vend malor të braktisur.

Për shkak të emigrimit të madh dhe plakjes, kjo qytetezë ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë, e cila është arsyeja pse autoritetet duhet të marrin masa urgjente për ta shpëtuar nga zhdukja.

Të gjithë ata që zgjedhin për të blerë një shtëpi, duhet të respketojnë kriteret e përcaktuara nga autoritetet, ku  të përdorinë gur, drur dhe terrakotë në çatitë tradicionale, nëse është e mundur, për të punësuar gurgdhendësit lokalë.

Jeta në këtë vend mund të jetë interesante për shkak të një plazhi 15 minuta larg.

Administrata e qytetit do të vlerësojë se sa shtëpi do të jenë në shitje. Pritet që shtëpitë e para do të jenë në treg në fillim të vitit të ardhshëm.

San Piero Patti 20 vjet më parë kishte 4.000 banorë, dhe sot ka vetëm 1.000. Qyteza i takon një rajoni ku papunësia është e lartë.

Fati i saj i ngjan shumë fshatrave apo qytezave shqiptare, deri dhe qyteteve, që po rrudhen deri në shuarje, çka kërkojna masa drastike për të ekzistuar.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re