Fluturimet kanë filluar në datën 15 qershor vetëm për 4 operatorë dhe të AIR Albania e cila po kryen udhëtime me pretendimin e riatdhesimit. Ndërsa operatorët  e tjerë, pavarësisht se Shqipëria është jashtë NOTAM, nuk munden të kryejnë asnjë fluturim, madje sipas operatorëve që janë në treg, të pyetur nga Fax News, ende nuk kanë një përgjigje dhe presin të reagojë Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky i fundit ende nuk ka reaguar dhe ka lënë në pritje operatorët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe direktivat e EAS-ës, për të zbatuar protokollin e parandalimit të civil 19.

Nga ana tjetër, Faax News, nëpërmjet burimeve, ka siguruar se koncensionari i Aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza, i është drejtuar ministrisë së Energjisë Infrastrukturës, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Autoritetit të Aviacionit Civil për të marrë  përgjigje se kush do të mbulojë fitimin e munguar për këtë koncesion, për shkak të mbylljes nga Pandemia. Sipas kontratës, në rast se operatorët nuk paguajnë detyrimet auroportuale për arsye që nuk lidhen me ta, shteti duhet të mbulojë këto detyrime.

Nëse koncensionari hedh në gjyq qeverinë, atëherë edhe ata qytetarë që nuk kanë fluturuar kurrë do të paguajnë koncensionarin. Pra pyetja është, pse ministria e Energjisë dhe Infrastukturës nuk lejon operatorët të kryejnë fluturimet sipas direktivave të EAS-ës dhe nuk jep një datë fluturimi, ndërkohë që AIR Albania vazhdon të bëjë fluturime, të ashtuquajtura riatdhesimi edhe pas 3 muajsh. Nga ana tjetër, pse Air Albania njofton se fluturimet normale do të fillojnë në 22 qershor, ndërsa deri në datën 19 do të bëjnë fluturime riatdhesimi?

Po kështu, urdhri i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në datën 9 mars për bllokimin e fluturimeve, ende nuk është shfuqizuar, atëherë me cfarë urdhri është lejuar që të fluturojë Air Serbia, Austria Airlines, Wizz Air vetëm me Vjenën, Eagean drejt Greqisë?

Pyetja tjetër, pse u ftua Wizz Air nga qeveria shqiptare dhe me pas të lejohet të fluturojë vetëm drejt Vjenës?

Transporti ajror po prek falimentimin dhe per këtë po jep kontribut Autoriteti i Aviacionit Civil që lejon fluturime vetëm për 5 operatorë, jo për të gjithë operatorët e tregut, në një kohë që Shqipëria, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Europian mund të kryejë fluturime me të gjitha destinacionet dhe operatorët që kanë qenë para pandemisë. Gjithashtu moslejimi i fluturimeve ka berë që TIA ti kujtojë qeverisë kontratën e koncensionit, se në rast se operatorët nuk paguajnë detyrimet, është qeveria që duhet të paguajë.(Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re