Nga: Alban Gorishti

Në një ceremoni diku në Kosovë një plak i thoshte mikut tim i cili nuk ishte vendalli  që të fliste diçka me rastin e kësaj ceremonie por  dikush duke parë prej tij një paraqitje religjoze ia ndërpreu fjalën mikut tim. Ndërsa plaku nuk duroi dot më por i tha atyre që ishin prezent ,a nuk iu vjen marre(turp) që silleni kështu ,unë po ju them diçka tash i kam më se 70 vjet po ashtu dhe gruaja ime ndërsa në këtë moshë ajo e hoqi shallin dhe vuri fund të shkurtër,,, “. E nisa me këtë histori të shkurtër për të shprehur dy premisa mbi të cilat dua ta ndërtoj këtë shkrim, e para çdo njeri  në ndërtimin e një mendimi apo ndjesie niset nga një premisë e tij e brendshme të cilën ambjenti rrethues apo vet ai ia ushqen atë apo ia dobëson,dikush niset nga fetarizmi ,dikush nga ateizmi,dikush tjetër nga liberalizmi e dikush nga feminizmi ,e kështu ndërtohet një mëndësi ,një jetë ,një besim rreth diçkaje. E dyta se ashtu sikurse makineritë edhe njeriu ka të instaluar në veten e tij një program i cili e shoqëron gjatë gjithë jetës, dhe ky program ka të bëjë me disa ndjesi apo prirje të natyrshme të cilat lindin me të. Feja shërben pikërisht si “IT” i këtij programi të brendshëm në mënyrë që “makineria” të mos pësoj dëmtime të parekuperueshme. Ibn kajmi ka thënë : Dije se ilaçet hyjnore kanë dobi për sëmundjen, madje para se ajo të bjerë, siç kanë edhe efekt parandalues,. Nëse dikë e prek sëmundja ajo nuk do ta dëmtojë dhe as nuk do ti lërë pasoja ndërsa ilaçet e japin efektin pasi bie sëmundja “Zad el mead 4/157. Ilaçi më i mirë hyjnor është të qëndruarit në natyrshmëri dhe mos dalja nga kufijtë e saj.

Ajo që më nxiti të shkruaj këtë artikull është se  diku lexova një artikull në të cilin autorja e tij vinte theksin tek të drejtat e barabarta dhe sesi femra është hyjnore ndërsa mashkulli kafshëror që (me nënkuptim) nuk duhet të ekzistonte etj etj prej deklarimeve tepër  feministe por të mbështetura nga gjysëm gabime apo  të vërteta të cunguara.  

Po ashtu dua ta nis këtë shkrim edhe në këndvështrimin e një premise tjetër atë të një ajeti Kuranor në suren araf ,ku Zoti thotë:  Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: “Kjo është e (mira) jona thjesht”. E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.”

 E nisim këtë rikonceptim me disa nga pretendimet e autores së këtij shkrimi,ajo thotë: Mënyra se si i edukojmë fëmijët tanë është gjithashtu një tregues për një mendësi pak primitive. Që të vegjël i mësojmë vajzat të luajnë me kukulla dhe djemtë me armë. Vendet nordike, si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, sot ia kanë dalë që ta zbehin këtë kontrast duke prodhuar lodra neutrale në mënyrë që fëmijët të luajnë paanshmërisht, ndërsa ne u mësojmë akoma se ngjyra rozë është për vajzat dhe bluja për djemtë. Gjithashtu, sipas zyrës kërkimore të Unicefit, po këto vende janë të parat kur bëhet fjalë për baballarë që marrin pushimin e maternitetit……. “. Këtu nuk dua ta sëndërtoj këtë artikull me diskutime demagogjike por dua ta shtroj problemin sipas fushpamjes së thjeshtë njerzore. vajza ime i ka 4.5 vjet,tani ka filluar të marri gjërat e të ëmës (buzkuqe,maniqyre,etj ) madje i merr ndonjëherë edhe fshehurazi në kopësht ku luan me to me shoqen e saj më të mirë.Është një përpjekje e vazhdueshme  ajo ku edhe unë edhe nusja përpiqemi ti tregojmë se kjo nuk është lojë e duhur për fëmijë,por është një diskutim i vështirë pasi herë pas herë ajo e përsërit të njëjtin “gabim”. Po ashtu i pëlqen jashtzakonisht e kuqja dhe roza dhe më pak bluja etj, kështu që kur vishet ajo dëshiron të mbulohet vazhdimisht nga këto ngjyra.Këto janë gjëra që absolutisht nuk ia kemi ushqyer madje e kemi dënuar disa herë për këto tendenca pasi mosha e saj është mjaft e vogël. Pyetja është kush ja ka mësuar asaj? Cila është mendësia primitive në këtë rast ajo e një fëmije 4.5 vjeç? Po ashtu i kemi vënë përpara që e vogël qoftë kukullat por qoftë makinat etj,por zgjedhja e saj përfundon vazhdimisht tek kukullat me fustane rozë. A është faj kjo natyrshmëri? A do luftuar?Cila është alternativa sipas teorive feministe ?Një unikorn mitologjik ku gjysmën e trupit e ka në formën e një luftëtari dhe gjysmën tjetër në formën e hijeshisë mashkullore ? A nuk është pikërisht kjo një dikotomi antinjerzore? Për sa i përket çështjes së maternitetit  dhe lejes që duhet të marrin burrat për këtë,,nëse kjo ka për qëllim ndihmesën në familje atëherë pse jo por nëse ka për qëllim barazinë midis mashkullit dhe femrës atëherë do të ishte mirë që edhe mashkullit ti vendosnin organet femërore dhe ky diskutim merr fund njëherë e përgjithmonë,por a merr vërtet fund nën hijen e një zgjidhje të natyrshme apo në formën e një operacioni të dhunshëm  plastik?

Kështu autorja vazhdon dhe thotë: Në kohët e lashta egjiptiane gruaja nderohej si më e lartë se burri sepse shikohej si një nënë e të gjithëve, bartëse e jetës dhe e të mësuarit. Kur një burrë arrinte një sasi diturie, spiritualiteti dhe fuqie, atëherë ai lejohej të vishte parukë me flokë të gjatë për të simbolizuar që kishte arritur një nivel të barabartë me gruan. Në këtë botëkuptim, edhe sot femra konsiderohet si një qenie më hyjnore me natyrë krijuese, dhënëse e një jete të re dhe simbol i dashurisë. Sipas kësaj, kur një femër bëhet nënë figura e saj merr një kuptim të ri dhe të lartësuar. Ndërkohë mashkulli është ai që tërhiqet drejt femrës nga instikti shtazor me qëllim për ta arritur hyjnoren. Është mësuar se mashkullit i duhet të arrijë të 40-tat për ta zbuluar natyrën e pastër spirituale të njeriut, ndërsa femra lind bashkë me të….. “. Një nga gjërat që ka ndikuar së tepërmi në tjetërsimin e natyrshmërive dhe në humbjet e dëshirave që mashkulli të ishte mashkull dhe femra femër,padyshim ka qënë edhe imitimi i verbër ndaj kulturave subjektive. Kjo ndodh pasi oratoria, propaganda mashtruese zëvendëson mendimin llogjik  dhe eksperimentet  dehumanizuese  zëvendësuan shkencën e cila frymëzohet nga dhuratat hyjnore në trupat njerëzor. Kështu duke përsiatur këto reshta më kujtohet roli i femrës në shoqërinë Andaluziane,rol thelbësor,shkencëtare,mjeke,dijetare të cilat e mbartën mbulesën e kokës me bindje shkencore dhe e ruajtën natyrshmërinë e vet nën kualitetet e vërtatat femërore të cilat i japin qetësi zemrës dhe kurrsesi nuk e bëjnë rrobëresh të epsheve të dikujt apo të vetes së saj. Ato e kuptuan mjaft mirë seado të rritet statusi femëror në thelb femra është qënie emocionale e cila me emotivitetin e vet është tërësisht e përshtatshme që të kujdeset për fëmijët në fillimet e jetës së tyre,moment që për ta emotiviteti është thelbësor për krijimin e një ambjenti të ngrohtë familjar,ndërsa mashkulli psikologjikisht hyn në lojë më vonë atëherë kur fëmijët e kanë marrë dozën e mirë të emotivitetit dhe tashmë kanë nevojë për të mësuar ftohtësinë llogjike pas llogjikës emotive. Ndërsa është e vërtetë se kur një femër ka një natyrë spirituale më të pastër që në lindje por nëse kjo natyrë përballet me çoroditjet e shekullit (pornografi,liberaizëm pa kufij,të drejta të paqëndrueshme etj) atëherë natyra e saj ka për të mbrritur kulmet e një prishje e cila do të ndikojë gjithë shoqërinë rreth saj,sa shumë shpesh e kemi parë prishjen e kësaj natyrshmërie si dhe pasojat e saj shkatërruese. Problemi është të përcaktojmë pozitën e gruas në botën moderne.Këtë e përcakton mjaft mirë Kurani  i cili e shtrin historinë ashtu që të na lejojë ta shohim më mirë neve që e kemi shikimin të  ngushtë,Kurani na tregon për gruan e Faraonit,nënën e adoptuar të Musait, si shkak i ndjenjë së saj femërore  një popull i tërë shpëtoi,një histori u shkrua, një profet u formua,një burrë u burërua ,një nënë u plotësua dhe një grua u lartësua,ajo tha : E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë”. Kasas 9. Por kjo natyrshmëri (pastërti) që femra që  e vogël  formon nuk ka të bëjë me arritjen e koncepteve hyjnore apo e perceptimit  epsitemologjik  të Hyut,por ka të bëjë me Intensitetin në marrëdhëniet personale. Pra me lidhjen e saj me personazhe kyç në jetën e saj si babai i saj në fëmijëri,vëllai i saj në periudhën e ritjes dhe burri i saj në moshën e pjekurisë. John  Fitzsimons, thotë : Gruaja është tërësisht e përfshirë nga personi tjetër në mënyrë të tillë që për meshkujt duket e pakuptimtë.” . Kjo po ashtu është edhe filozofia Islame e të perceptuarit të dikotomisë midis mashkullit dhe femrës ,siç thotë Zoti në Kuran: Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” . Ndërsa mosha e pjekurisë së mashkullit apo instiktet e tij nuk janë gjë tjetër se arsyeja më e madhe për të cilën Zoti i ka krijuar njerëzit pra njohja e hyjnores nëpërmjet mposhtjes së nefsit,epshit,apo shikimi  në përjetësi duke duruar ndaj nxitjeve kafshërore të epshit,për këtë është thënë: Allahu i ka krijuar ëngjëjt me llogjikë por pa epsh ndërsa kafshët i ka krijuar me epsh por pa llogjikë. Njeriun e ka krijuar me logjikë dhe epsh. Kur epshi mbizotëron ndaj arsyes njeriu bie në nivelin e kafshëve dhe kur arsyeja mbizotëron ndaj epshit njeriu arrin nivelin e ëngjëjve” El Bed’u ve et-tarikh i Dija Makdisit 1/180-181 .Ky është realiteti i njohjes së hyjnores nëpërmjet të mbizotëruarit e epshit  për të arritur në nivelin e ëngjëjve.

Pastaj autorja e shlrimit shkruan diçka që më shtyn të pajtohem me tëajo thotë :Për nga natyra, mashkulli është ai që eksploron, femra – ajo që kërkon të eksplorohet. Femra është misterioze, mashkulli – kurioz. Femra do fëmijën, mashkulli – pasardhësin. Megjithatë kjo lojë tërheqëse mes mashkullit dhe femrës është loja më e bukur e universit dhe asnjëra nga gjinitë nuk lëndohet. Nuk e kemi vetëm tek njerëzit, e kemi edhe në botën shtazore, ashtu edhe në botën bimore..”

Ajo vazhdon e thotë:“Një formë revolte nga gratë mund të shihet edhe në Gjykatat Shqiptare. Sipas përllogaritjeve nga të dhënat e INSTAT numri i divorceve gjatë dy dekadave të fundit pothuajse është dyfishuar dhe rreth 80% e kërkesave janë regjistruar nga gratë. Sociologët e konsideruan këtë si një shenjë emancipimi. Kjo lë të kuptohet se një pjesë e mirë e femrave të sotme nuk janë më femrat e djeshme. Nuk janë ato që janë të vendosura brenda kuadratit të shtëpisë nën kujdestarinë dhe pushtetin e burrit. Arsyeja kryesore për divorc është natyrisht konflikti dhe rivaliteti brenda martesës për shkak se nuk është ndërtuar në mënyrë partneriale të barabartë……” Por a e ka pyetur në thelb se përse është shtuar numri i divorceve ,dikush pati thënë se nëse edukon një femër edukon një shoqëri të tërë.kjo është thelbi pasi sot femrat nuk po edukohen që të qëndrojnë në natyrshmërinë e vet pra të jenë pse jo edhe shkenctare të sukseshme por pa harruar të jenë edhe bashkshorte apo nëna të përkushtuara . Nëse një grua edukohet dhe jo ç’edukohet nga misione apo emisone pak të përputhshme me natyrën e saj ,atëherë divorcet do kufizohen,jeta brenda famijles do stabilizohet dhe mbi të gjitha familja do të fitojë kuptimin e duhur brenda shoqërive globaliste që po e gllabërojnë atë nën emrin e lirive feministe të orientuara nga politika djallëzore.Them djallëzore pasi feminizmi nuk kërkon burra por kërkon shoqata LGBT-iste. Ndërsa familja pa burra është preh e pasioneve pa  romantikën e poezive të një mashkulli për një femre.

Po ashtu autorja futet në diskursin fetar Islam dhe thotë: Për më tepër, gratë dhe vajzat e mbuluara, të cilat nuk u ekspozohen mjaftueshëm rrezeve të diellit, rrezikohen nga mungesa e theksuar e vitaminës D dhe kjo lidhet me sëmundjet kardiake, diabetin, kancerin dhe depresionin….. “. Autorja harron sëmundjet e panumërta ndaj të cilave është ekspozuar femra ,Sida, infeksionet, steriliteti, përse sepse marrin më tepër seç duhet vitaminë D të zbuluar në vende publike ku kemi qënë dëshmimtarë të shfryrjes së epsheve në mënyrë të pafrenuar për shkak se trupi i saj duan apo sduan nuk është si ai i mashkullit dhe kushdo që vendos shenjën e barazisë e këshilloj të kryejë një vizitë tek mjeku përkatës .Ndërsa sa i përket sëmundjeve të tjera nuk shikoj se numri i të sëmurëve me sëmundje të tilla tejkalon numrin e të sëmurave të cilat nuk e kanë mbuluar trupin e tyre , përkundrazi. Gjithsesi ky është koncept demagogjik thelbi i të cilit duhet këthyer tek  ekspertët.

Femra për shumë njerëz të pasur sot është lluks ndaj konsiderohet si kulm i formave civilizuese.Për disa madje është thjesht pamje ,një portokalle  e  hidhur.Dikur thoshte Ibn Halduni :Disa njerez të udhezuar thonë :Kur në ndonjë qytet mbillen shumë portokaj të hidhur ajo paralajmëron shkatërrimin” Prandaj shumë njerëz shmangen nga mbjellja e portokajve të hidhur ne shtëpitë e tyre. Mirpo ky nuk është qëllimi i kësaj por dhe as që është kjo ndonjë cilësi e veçantë e portokajve të hidhur. Domethënia e kësaj në fakt është se kopshtet dhe ujitja jane pasojë e kulturës qytetare. Me pas portokajt e hidhur, qitroja, qiparisi etj, frytet e të cilëve nuk kanë shije e as që kanë dobi prej tyre janë thjesht forma kulmore të kulturës qytetare duke qenë se ata përdoren nëpër kopshte vetëm për shkak të formave të tyre dhe mbillen vetëm pasi te jene bërë të llojllojshme format e lluksit” Mukadimeh 2/56 .

Po ashtu thotë autorja :… “Kam një ëndërr” thoshte Marthin Luther King. Edhe unë bashkë me shumë të tjerë kam një ëndërr. Jo domosdoshmërisht një ëndërr me femra presidente, lidere dhe udhëheqëse. Thjesht një ëndërr ku në vendin tonë zënë vend më shumë femra taksiste e shofere autobusi, më shumë femra muratore e salduese, më shumë femra elektriçiste e hidraulike, por edhe më shumë femra DJ apo kamariere dasmash… Në këtë periudhë bashkëkohore është turp që punë si këto të quhen akoma tabu…. “  . Në Islam më i miri konsiderohet ai i cili është  më i përkushtuar ndaj Zotit  ,kështu që nëkëtë sens një grua mundet të jetë mjaft më e mirë sesa shumë  burra.

Në çështjen e trajtimit të natyrës së gruas, dy filozofë të mëdhenj të antikitetit grek, Platoni dhe Aristoteli, dallonin nga njëri-tjetri. Platoni i jep një rol të barabartë gruas me figurën e burrit, sepse për të kishin rëndësi tiparet e shpirtit të njeriut më shumë sesa dallimi gjinor midis tyre. Gjithsesi Platoni e sheh këtë barazi brenda një kategorie të caktuar. Ndërsa për Aristotelin, gruaja ishte një kategori inferiore, e paracaktuar kjo nga natyra e saj dhe si rrejdhojë, ajo duhet të ishte vartëse e burrit për të qenë në harmoni të plotë me natyrën. Gruaja për Aristotelin është një “burrë i mangët”. Pra gruaja shihet si objekt në këndvështrimin aristotelian. Kjo do të thotë se burrat shihen si specia normale, domethënë meshkujt janë norma e specieve, ndërsa femrat, një domosdoshmëri e rastësishme e specieve. Kështu Islami i jep femrës një pozitë të nderuar në përjetësi duke mos e ekspozuar ndaj reziqeve të pamëshiurshme të disa profesioneve si ushtar,shofere,muratore  etj por  duke i dhënë pjesën e saj të trashgimisë që në dritën e parë të shkëlqimit të tij(Islamit).Zoti thotë: Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).”

Por, një nga kushtet bazë të pedagogjisë kritike është diversiteti, i cili ndihmon në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm, një mënyre të menduari më të gjerë, dhe një “demokracie” më të mirë. Diversiteti mund të kushtëzohet nga vendndodhja, perspektivat, njerëzit. Trajtimi i diversitetit është një element shumë i rëndësishëm në fushën pedagogjike, sepse lidhet me sfidat që supozohen në raport me realitetin, apo që shërbejnë si burim për pyetje dhe përgjigje të reja. Kjo është ajo që Allahu thotë në Kuran: Dhe femra nuk është si mashkulli (nga aspekti trupor)”Ndërsa nga aspekti shpirtëror ai thotë: ush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” Nahl

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re