Personi që shikoni në foto është mjeku rus Aleksander Bobovnikov që u arrestua në aeroportin e Rinasit nga policia shiptare.

Aleksander Bobovnikov

Mësohet se neokirurgu 57-vjeçar, i cili njihet si anti-Putin, ndodhej në kërkim nga shteti rus për mashtrim.

Ai mësohet se kishte festuar ditëlindjen në Gjermani së bashku me disa miq të rij. Më pas, ka udhëtuar në Shqipëri me charter së bashku me miqtë e tij gjermanë, por është ndaluar nga policia.

Më herët ai është ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

Mësohet se Aleksander Bobovnikov është shprehur kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe kundër pushtetit të Kremlinit.

57-vjeçari raportohet se disponon edhe pasaportë izraelite. Vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa aktualisht mbetet të shikohet cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re