Në Fier janë konfirmuar 6 raste me të infektuar me koronavirus, ndërsa sot është izoluar totalisht fshati Mbërs në Rroskovec pasi një çift i infektuar ka patur kontakte të shumta.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se janë 464 persona në bashkinë e Fierit , të cilët kanë mbërritur së fundmi nga Italia. Këtyre personave u është kërkuar të vetëizolohen në banesë, ndërsa po mbikqyren nga policia.

Ndërkaq, përqëndrimi më i madh i të gjithë këtyre personave është në zonat rurale. Nga ana tjetër prej mëngjesit të sotëm fshati  Mbërs monitorohet nga patrullat e policisë. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re