Fieri është rikthyer në hartën COVID në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit siç raporton ISHP, janë konstatuar 2 raste të reja me koronavirus.

Burime për Abc Neës bëjnë me dije se rastet e reja me koronavirus janë kontakte të farmacistit i cili rezultoi para disa ditësh pozitiv me koornavirus.

Ndërkohë gazetari Leonidha Musaj bën me dije për Abc News se rasti i ri i konfirmuar me koronavirus në Durrës është një punonjëse fasonerie pjesë e grupit të repartit që tashmë është mbyllur deri në shuarjen e vatrës së infeksionit.

Lexo edhe: Rritet numri i të shtruarve në spitale, shkon në 981 numri total i të prekurve nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 981 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, mes të cilëve 31 kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re