Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në rubrikën “Sy m Sy” në rrjete sociale se ka filluar puna për organizimin e samitit të NATO-s, që pritet të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2027.

Rama u shpreh se ka ardhur një grup nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë kushtet dhe mundësitë e mikpritjes në Shqipëri, sa i përket infrastrukturës dhe logjistikës.

Sa i përket samitit të Komunitetit Politik Evropian një muaj më parë në Tiranë, Rama tha se ishte një spektakël jehona e të cilit vijon ende në Evropë.

Rama: Kemi lajme të mira nga fronti i negociatave, urojmë dhe shpresojmë dhe besojmë që së shpejti do të marrim lajmin e hapjes së një tjetër grup kapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit të hapim pastaj edhe grup-kapitullin e fundit, që t’i kemi të gjitha grup kapitujt të hapura. Në ndërkohë samiti i Komunitetit Politik Evropian ka qenë sukses i jashtëzakonshëm, fantastik do thosha pa bërë asnjë ekzagjerim, jehona e të cilit në korridoret e politikës evropiane vazhdon.

Në ndërkohë kemi filluar punën për samitin e NATO-s, në dukje ka kohë por në fakt kjo është mënyra se si punohet për samitet e NATO, fillon puna dy vjet përpara. Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes dhe logjistikës. Topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit. 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko