Finale emocionuese! Karlos Alkaraz konfirmohet“mbreti” i French Open, pasi sot arriti të fitonte në mënyrë të jashtëzakonshme ndaj Janik Siner.
Tenisti italian ishte shumë pranë fitores, madje po kryesonte 2 me 1 me sete, por më pas spanjolli e riktheu ndeshjen në favor duke fituar 2 me 3.
Kjo është hera e dytë në karrierë që Alkaraz arrin të triumfojë në “French Open”. Kujtojmë që Alcaraz gjatë karrierës së tij deri tani ka fituar pesë tituj të Grand Slam: Një US Open, dy Wimbledon dhe dy French Open.
Kurse Siner nuk e ka fituar asnjëherë trofeun e French Openit. Vlen të theksohet fakti se kjo ishte ndeshja më e gjatë në histori të French Open, plotë 5 orë e 28 minuta.