Kombëtarja e Spanjës shënoi fitore në finalen e madhe të Euro 2024 ndaj Anglisë me rezultatin 2-1. Sulmuesi i Ateltiko Madrdi, Alvaro Morata ishte kapiten dhe çoi në qiell titullin kampion.

Pas ndeshjes, sulmuesi mori një pyetje nga gazetarët në lidhje me të ardhmen e tij. Është spekuluar për një kalim të Moratës te Milan, kurse përgjigja e tij ishte kjo.

“E ardhmja te Milan? Më leni ta shijoj këtë titull. Është koha për të festuar dhe pastaj për të shkuar në pushime. Italia destinacioni i radhës? Do shohim”, u shpreh Morata.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko