Në orën 14:06 minuta, presidenti amerikan Donald Trump nisi të mbajë një prej fjalimeve më të shumëpritur në botë. Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trump tha se prosperiteti në SHBA nënkupton zhvillim për mbarë botën.
“Si president i SHBA, unë e vendos gjithmonë Amerikën të parën, njësoj si të gjithë liderët e vendeve të tjera duhet të bëjnë me vendin e tyre. Por “Amerika e Para” nuk do të thotë “Amerika Vetëm”. Kur rritet SHBA, kështu ndodh edhe në botë. Prosperiteti amerikan na krijuar vende të shumta pune në mbarë botën”, tha Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re