Me shumë gjasa, koronavirusi do vazhdojë të përhapet nëpër botë edhe për 18 muaj deri në 2 vjet. Virusi pritet që të vazhdojë të qarkullojë derisa rreth 60-70 për qind të popullsisë së botës të jetë infektuar.

Në këtë përfundim ka dalë një ekip ekspertësh të pandemive të cilët publikuan një raport të martën.

Ata rekomanduan që SHBA-të të përgatiten për skenarin më të keq të mundshëm që përfshin një valë të dytë të epidemisë në vjeshtë dhe në dimër. Gjithsesi, edhe në skenarin më të mirë, pritet që njerëz të vazhdojnë të vdesin si pasojë e virusit.

Mike Osterholm, i cili drejton Qendrën për Sëmundje Infektive në Universitetin e Minnesota-s u shpreh:

“Kjo nuk do të ndalë derisa të ketë infektuar 60-70 për qind të njerëzve. Ideja që kjo situatë mund të mbarojë së shpejti sfidon mikrobiologjinë.”

Osterholm prej 20 vitesh shkruan rreth rreziqeve të pandemive dhe ka këshilluar disa presidentë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re