TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duket se nuk është mirëpritur me qëndrimet e tij ndryshe nga kolegët socialist. Para seancës së sotme parlamentare, ai ka shkuar në Kuvend, por nuk është pritur mirë nga kolegët e tij.

Nga fotot e LSA-së, vihet re ‘distancimi social’ i socialistëve për ish-ministrin. Bledi Çuçi, Ervin Bushati dhe Ulsi Manja teksa kuvendonin nën hijen e një pemë, thjesht e kanë përshëndetur nga larg deputetin, duke mos e ftuar që të marrë pjesë edhe ai në bisedën e tyre.

Pas përshëndetjes së shkurtër, Bushati ka vazhduar rrugën e tij,  i shoqëruar nga ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi dhe ish-kryetarja e Tiranës, Blerina Gjylameti. Mesa duket ata janë të vetmit që e pranojnë edhe më kritikat e tij.

Kohët e fundit Bushati ka folur hapur në foltoren e Kuvendit për lidhjet e politikanëve me oligarkët.

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re