Ardhja e Luis Hamiltonit solli entuziazëm të madh te Ferrari në fillim të këtij viti, duke i bërë tifozët të ëndërrojnë rikthimin e madh të “kokëkuqes”.Por realiteti ka rezultuar shumë më i ashpër në ekipin e Maranelos, me vetëm tri podiumet sezonale nga Sharl Lëklerk, të shoqëruara me fitoren nga Hamiltin në garën Sprint të Kinës. Pas nëntë çmimeve të mëdha, te Ferrari është koha e bilancit dhe për të bërë vlerësime edhe në horizont të vitit 2026, vitit të ndryshimit të rregulloreve. Një bilanc që duket padyshim i mangët dhe që nuk lë askënd të qetë në skuadrën italiane.

VASËR, NË “FIJE TË PERIT” – Ai që rrezikon më shumë është shefi i ekipit, Frederik Vasër, i cili ka predikuar vazhdimisht qetësi, duke folur rregullisht për përditësime në makinë, të cilat vijnë pa ndryshuar situatën. Ankesat e vazhdueshme të Hamiltonit, vështirësitë me të cilat është përballur Lëklerk tregojnë se kura nuk duket se ka pasur ende efektet e saj dhe dyshimet për vitin e ardhshëm i trembin tifozët dhe jo vetëm. Nëse kthesa nuk vjen para pushimeve verore, Ferrari do të fillojë të mendojë ekskluzivisht për vitin 2026, ndërsa Vasër mund t’i thotë lamtumirë Ferrarit në fund të sezonit pavarësisht se makina e re është në fakt “krijimi” i tij. Siç raportohet nga “Il Corriere della Sera”, pasardhës i francezit mund Antonelo Koleta, shefi i projektit “Endurance”, në krye të Botërorit me 3 fitore në “WEC” në po aq gara të zhvilluara. Inxhinieri roman e ka refuzuar më parë një herë punën në Formula 1, por pasi ka fituar “24 Orët” e Lë Manshit dy herë radhazi, ai nuk mund të thotë më jo, veçanërisht nëse këtë fundjavë mund të vijë edhe tripleta magjike.

SITUATA ME PILOTËT – Për sa i përket sektorit të pilotëve, ai që mund të thotë “lamtumirë” çuditërisht është Sharl Lëklerk, i cili ka një kontratë deri në vitin 2029 dhe ka dhënë deklarata të vazhdueshme dashurie për Ferrarin. Në javët e fundit, zërat për një dëshirë të monegaskut për t’u bashkuar me Mercedesin janë intensifikuar për shkak të mos arritjes së akordit për rinovimin me Xhorxh Rasëllin, si dhe vlerësimit nga Toto Volf. Lëklerk i ka qëndruar gjithmonë besnik Ferrarit “në të mirë a në të keq”, por një vit zhgënjyes dhe perspektiva për të mos fituar kurrë një Botëror në karrierë mund ta shtyjnë atë drejt Shtutgartit. Ndërsa ai që në mënyrë paradoksale ka më shumë shanse për të qëndruar në Maranelo është Luis Hamilton. Britaniku, pavarësisht vështirësive në drejtimin e një makine të komplikuar, pritet të jetë gjithashtu në timon të Ferrarit edhe në vitin e ardhshëm.

ARTIN LLESHAJ-

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko