21 maj – Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK Berat kanë filluar ndërhyrjen restauruese në çatinë e banesës së familjes Gjika, në lagjen Kala.

Pas hartimit të projektit nga DRKK-Berat dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka filluar faza e parë e ndërhyrjes. Kjo fazë konsiston me heqjen e kujdesshme të tjegullave për të vazhduar më pas me zbërthimin e petavrave dhe trarëve të dëmtuar.

Banesa është monument kulture dhe pjesë e trashëgimisë së pasur të ndërtimeve karakteristike të qytetit.

Banesat karakteristike të qytetit të Beratit janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik. Këto banesa reflektojnë influencat e traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 të erës sonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re