Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ndodhej sot në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ai ishte i shoqëruar nga ndihmësit e tij Ervin Bulku, Doriva dhe video analisti i Kombëtares, Alariko Rosi. Ky i fundit është gjithashtu shefi i departamentit të analizës dhe skautimit.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje të tyre teksa ndodhen në tribunë.

Teksa nga ndeshja me Serbinë na ndajnë dy javë, trajneri ka vendosur të mbikëqyr edhe lojtarët e Superiores.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re