Policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar, pasi dyshohet se i ka vendosur zjarrin zyrave të skuadrës së Arisit në Selanik.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut, rasti u zbardh pas një hetimi me metoda speciale nga autoritet.

Ndaj 22-vjeçari shqiptar është ngritur një dosje dhe akuzohet për disa vepra penale si “Krimet e dhunës me rastin e ngjarjeve sportive”, “Zjarrvënie”, “Fyerje”, “Kanosje”,  dhe “trafik droge”.

Siç rezultoi nga hetimi i policisë, në orët e mbrëmjes së datës 25.05.2024, të arrestuarit duke përdorur struktura piroteknike i vendosën flakën zyrave të një ekipi futbolli duke shkaktuar dëme dhe më pas në të njëjtën mënyrë kanë shkaktuar dëme të tjera rreth zonës.

Gjithashtu, në momentin e arrestimit të riut shqiptar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kanabisi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re