Një makinë tip Skoda është përfshirë nga flakët pranë Stadiumit të vjetër, në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Fillimisht është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas makina ka marrë flakë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse, që fillimisht bën të mundur nxjerrjen pa lëndime nga mjeti të drejtuesit të tij, shtetasit Marsel Hoxha dhe më pas kanë neutralizuar dhe fikur zjarrin, duke mos lejuar përhapjen më tej të flakëve.

Burimet zjarrfikëse në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për zjarrin dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit të makinës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar tërësishtt pjesa e përparme e mjetit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca policie, që po kryejnë edhe hetimet në lidhje me ngjarjen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re