Elseid Hysaj ka vendosur të ndryshojë sërish “look”. Mbrojtësi i Kombëtares i ka lyer flokët të bardha së fundmi.
Ndryshimin drastik e ka publikuar në rrjetet sociale. Kjo nuk është hera e parë, që Hysaj eksperimenton me flokët e tij.
Tashmë një veteran me Kombëtaren shqiptare, është lojtari aktual që numëron më tepër paraqitje. Plot 90 të tilla pas ndeshjes me Serbinë ku Shqipëria barazoi pa gola në “Air Albania”.
Tashmë i gjithë fokusi do të jetë te Lacio për sezonin e ri. Hysaj ka edhe një vit kontratë me klubin e Seria A.