Skip to content

Foto/ Nga Rinasi në hotel, udhëtimi i Serbisë në Tiranë nën vëzhgimin e masave të rrepta të sigurisë

bfbdaf26 3cd0 4ea8 940d 58734904b714 1 750x375 1

Përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në prag të përballjes me Shqipërinë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

a7a20331 28c5 4406 8b51 90afd9d1d2d1 1

Për të shmangur çdo incident të mundshëm, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie.

Që nga zbarkimi në aeroportin e Rinasit, e deri në mbërritjen në hotelin ku është akomoduar delegacioni serb, ekipi është shoqëruar nga forca të shumta të Policisë së Shtetit.

Gjatë kalimit të autokolonës, akset rrugore përkatëse janë bllokuar përkohësisht për të garantuar lëvizje të sigurt.

Në hotelin ku është vendosur ekipi serb, masat e sigurisë kanë qenë gjithashtu në nivele të larta. Forcat e rendit kanë rrethuar perimetrin dhe kanë ushtruar kontroll të plotë të zonës përreth.

0ba14a3b 1bf1 4fcc 9716 24cd29a53138 1

Ndeshja Shqipëri–Serbi është një prej dueleve më të ndjeshme të grupit dhe pritet me interes të veçantë nga tifozët dhe publiku i gjerë, përtej rëndësisë sportive që ajo mbart.

ee665d79 15bd 4876 a279 4c3ee212fe33 1