Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen numër 1 të qytetit të Kukësit.

Për pasojë dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Sipas dëshmitarëve zjarri ka rënë nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.

Forcat e zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.

Për fat të mirë nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re