Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 1 me 1 përballë Letonisë. Rezultat zhgënjyes në transfertë, që vjen pas barazimit pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”.
UEFA ka publikuar statistikat kryesore për këtë ndeshje. Një ndër to është distanca e përshkruar në fushën e lojës nga lojtarët.
Letonia dukshëm ka vrapuar më tepër, për të fituar barazimin. 111.4 kilometra është distanca e përshkuar, kundrejt 104.6 kilometra të Shqipërisë.
Kuqezinjtë e Silvinjos kanë përshkuar kështu 6.8 kilometra më pak. Distancë kjo e konsiderueshme.