Është rikthyer makthi i trafikut të rënduar në rrugët e Tiranës. Mëngjesin e sotëm është krijuar një radhë e gjatë makinash në autostradën Tiranë-Durrës.

“Balkan Web” ka publikuar pamjet nga radha kilometrike, e cila është krijuar nga Casa Italia deri te QTU.

Në foto shihet radha e makinave, që presin në rrugë, ndërsa trafiku mund të jetë krijuar për shkak të aksidentit të rëndë, të ndodhur këtë mëngjes në autostradë, me pasojë vdekjen e një personi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re