Pak minuta na ndajnë nga çelja zyrtarisht e fushatës së dy forcave më të mëdha politike në vend. Demokratët do ia nisin nga sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa socialistët kanë zgjedhur sheshin “Skënderbej”.

Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me simpatizantë të shumtë të së djathtës të cilët kanë krijuar një atmosferë ndryshe me flamuj të selisë blu.

Ndërkohë i gjithë sheshi “Nënë Tereza” është mbushur me automjeteve me simbole të së djathtës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re