Në korrikun e vitit 1990 rreth 3200 shqiptarë u gjendën në Ambasadën e RFGJ në Tiranë. Këtë korrik bëhen 30 vite nga ajo ditë kur mijëra shqiptarë shembën murin e Ambasadës me shpresën e  një jete me të mirë.

Për të përkujtuar këtë datë historike Ambasada Gjermane ne Tiranë fton të gjithë ata që kanë qenë në ambasadë në atë kohë apo disponojnë fotografi e dokumente apo duan të rrëfejnë historinë e tyre të shkruajnë në postën elektronike te saj.

Kjo nismë ka për qëllim dokumentimin e një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re