Met Gala e cilësuar ndryshe si “nata e madhe e modës”, si çdo vit edhe këtë herë tërhoqi vëmendjen mediatike.

Por teksa ende nuk kanë kaluar 24 orë që nga përfundimi i ngjarës së rëndësishme që përfshin artistë të ndryshëm të njohur në të gjithë botën, në pah ka dalë një mashtrim.
Katy Perry ka reaguar për fotot e saj të cilat u bënë virale në rrjete sociale, me veshjet shumë të përfolura. Fotot rezultuan jo reale, por të krijuara nga Inteligjenca Artificiale.

Në të njëjtën situatë ka qenë edhe Rihana, e cila nuk ka qenë e pranishme mbrëmjen e djeshme në Met Gala.
Asnjëra prej këngëtareve nuk ka qenë e pranishme në këtë event, por kjo nuk ka penguar që imazhet false të tyre të bëjnë “kërdinë” në rrjete sociale dhe media.
Perry ndau dy imazhe të rreme të saj në Instagram me mbishkrimin “nuk mund të shkoja në MET, duhej të punoja”.
Imazhi i Katy Perry-t i krijuar nga AI
Një imazh i këngëtares me një fustan lulesh me një zbukurim myshk është parë mbi 13 milionë herë vetëm në “X”. Një tjetër imazh i këngëtares me Inteligjencë Artificiale, këtë herë e veshur me një fustan me korse floriri me parzmore kyçe në tapetin e kuq, është bërë gjithashtu virale me mbi 5 milionë shikime.
Fansat iu përgjigjën postimit të Perry në Instagram duke pranuar se ishin mashtruar nga fotografia. Këngëtarja ndau gjithashtu një screenshot të një bisede me mamanë e saj, e cila gjithashtu u mashtrua nga imazhi.
“Lol mam Inteligjenca Artificiale të kapi edhe ty, KUJDES!”, tha artistja në një mesazh.
Për sa i përket Rihannës, as ajo nuk ka qenë prezente për shkak të gjendjes shëndetësore. Sipas People, këngëtarja ka qenë me grip. Fotoja në tapetin e kuq, po ashtu u bënë virale, teksa BBC shkruan se janë krijuar nga AI.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re