Atmosferë elektrizuese në Sheshin Italia në Tiranë, ku shumë tifozë ndjekin ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Goli i Rei Manajt në pjesën e parë të përballjes ndezi entuziazmin dhe emocione të papërmbajtura mes të pranishmëve.
Me flamuj, këngë dhe brohoritje të fuqishme, tifozët kuqezi shpërthyen në festë sapo sulmuesi shqiptar shënoi ndaj rivalëve ballkanikë.
Ndeshja luhet në qytetin e Leskovacit në Serbi dhe ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe publike, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për sfondin e saj të veçantë historik dhe politik.



