Muajt e fundit, deputeti i Shkodrës ka qenë shpesh në faqet tona. Shkak për këtë është bërë pikërisht risia që ai ka në stilin e tij të veshjes.

Duket se me largimin nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Agron Çela ndryshoi tërësisht dhe look, duke ardhur në Parlament kryesisht me veshje “trendy”, por edhe luksoze.

Për javë me radhë e kemi parë me veshjet, ku kanë të stampuar me të madhe markën që deputeti kishte zgjedhur, shpesh duke ardhur edhe disi më ‘casual’.

Edhe këtë herë kombinimi i tij, ishte as më pak e as më shumë se ajo çfarë deputeti ka sjellë muajt e fundit në Parlament, stil dhe luks.

I veshur me kostum bojë qielli dhe me kollare të verdhë. E natyrisht si për të plotësuar këtë look të tijin, deputeti kishte vendosur edhe një shami në xhepin e xhaketës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re