Një foto e fundit nga oborri i Kuvendit ka ngjallur vëmendje në rrjet: ish-ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është shfaqur dukshëm më i dobësuar.
Veshur si zakonisht në mënyrë korrekte dhe serioze, Peleshi dukej më i dobësuar në fytyrë dhe me një siluetë më të lehtë, krahasuar me paraqitjet e mëparshme. Duket se fushata intensive në qarkun e Korçës, ku ai mbajti një angazhim të plotë si një nga figurat kyçe të PS-së në terren, ka lënë gjurmët e veta.
Takime të shpeshta me qytetarët, vizita në zona të thella dhe pjesëmarrje në një sërë aktivitetesh publike, kanë qenë pjesë e agjendës së ngarkuar të Peleshit gjatë muajve të fundit.
Në këtë periudhë, ai jo vetëm ka drejtuar strukturat lokale të PS-së, por ka qenë edhe zëri kryesor i fushatës së mazhorancës në juglindje të vendit. Jemi të sigurt që edhe vetë Peleshi e ka dashur këtë ndryshim në imazhin dhe shëndetin e tij.