Nëse do të riktheheshim pas në kohë, krejt ndryshe do të shfaqej Jozefina Topalli. Si një ndër figurat më të rëndësishme politike në vend, ish-kryeparlamentarja kishte gjithnjë stilin zyrtar të sajin, ku kostumet mbizotëronin.

Por tanimë, që politika nuk është më faktor kryesor në përditshmërinë e saj, Topalli i dedikohet tërësisht nipërve të saj. Për shumë vite me radhë, ajo ka qenë ndër zonjat më me ndikim në politikën shqiptare.

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ndonëse nuk është më pjesë e strukturave të larta të partisë, gjithmonë është pjesëmarrëse në debate dhe çështje të ndryshme të Partisë Demokratike. Por, me largimin nga postet e larta, për zonjën e PD-së, është dhe një moment i mirë për të ardhur disi më e relaksuar në “look”-un e saj.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në një ditë të zakonshme, teksa bën “detyrat” si gjyshe e përkushtuar. E veshur me pantallona dhe pulovër, Topallit natyrisht që do ti duheshin atlete për të pasur komoditetin e nevojshmë në këtë shëtitje me dy nipërit e saj. Me dy vogëlushët përdore, ajo është fotografuar në Tiranë, ku gjithë vëmendja ka shkuar për dy të vegjlit.

Gjithnjë e rezervuar për jetën private, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për familjen. Ndërkohë që në daljet e rralla për mediat, Jozefina ka folur për emocionet e të qenurit gjyshe.

“Ishte dhurata më e bukur që mund të kishim për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Nikolas ka filluar të komunikojë, sigurisht që komunikimi i tij është me buzëqeshje me shikim, me drejtimin e duarve, apo të kap dorën dhe të shtrëngon gishtin, por e veçanta e tij është se ai që sa hap sytë buzëqesh dhe kjo është një mrekulli e Zotit. Kështu që ky vit ka qenë i veçantë, special dhe faleminderit Zotit që na ka bërë kaq bukur dhe kaq të dashur”, është shprehur Jozefina

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re