Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, prej javësh zgjedh të dhurojë shfaqje me praninë e tij në Parlament.

Pasi javën e kaluar çoi një buqetë me grurë në Parlament, këtë herë ai ka ironizuar aferën e inceneratorëve teksa ka shkuar në Kuvend me një qese me plehra me vete. Korreshi u shfaq në oborrin e Parlamentit teksa mbante në duar një qese të zezë mbeturinash.

saimir korreshi2

“Sot, po ju përcjell një mesazh nga banorët e Lushnjës që dje kanë dalë në protestë për plehrat, që i kanë mu në mes të fshatit. Plehrat dhe koret e shalqirit kundërmojnë në rrugët e Lushnjës. Para se të na vijë hashash në Myzeqesë, ne kërkojmë që të pastrohen ato se vijnë erë, na mbytën. Ata thonë taksë gjelbërimi dhe vetëm jonxhën kanë aty”, u shpreh Korreshi.

saimir korreshi

Me gjasa, në aq seanca parlamentare sa kanë mbetur nga ky sesion, deputeti i Lushnjës do të gjejë të tjera simbolika për të çuar në seancën plenare.

saimir korreshi1

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko