Në faqet tona Ulsi Manja ka qenë gjithnjë personazh. Ministri i Drejtësisë ka treguar se kohën jashtë sallës së seancave plenare e ka shumë të rëndësishme.

Është thuajse e pamundur që të mos e shohësh në oborr, ku i rrethuar nga miq dhe kolegë, duket gjithnjë i qeshur. I tillë ka qenë edhe ky rast, ku ministri është shfaqur në krah të deputetit të Partisë Demokratike, Dash Sula.

Si duket edhe nga poza, Sula dhe Manja janë shumë të afërt. Madje aq të afërt, sa ministri, mund edhe ta kapë nga krahu, ashtu edhe si ka bërë.

Nuk dihet arsyeja pse Manja ka dashur ta mbajë edhe pak më gjatë Sulën, duke e tërhequr nga krahu.

Por ajo që dimë me siguri është fakti se kur vjen puna për oborrin e Parlamentit, Manja nuk njeh rival politik, pasi shpeshherë e kemi parë shumë të afërt edhe me kolegët nga forcat e tjera politike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re