Është bërë thuajse e pamundur që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mos të jetë pjesë e faqeve tona.

Është po aq e pamundur që të komentojmë diçka në look-un e tij, pasi Manja duket se nuk heq dorë nga uniforma e tij prej zyrtari të lartë, por rreth miqësive të tij, ka shumë për të folur.

Thuajse si çdo javë, ministri, pasi përfundon seancën plenare, zgjedh që të kalojë disa momente bisede mes kolegësh tek pjesa e jashtme, para shkallëve të Parlamentit.

Kështu ka ndodhur edhe këtë javë, ku ministri ka zgjedhur pikërisht Agron Dukën për të shijuar një bisedë, që nga gjuha e trupit mund të themi se ka qenë tërësisht miqësore. Edhe njëherë, Manja na tregoi se kur vjen puna tek raportet personale, ai nuk njeh ngjyra politike, por shijon bisedat mes miqve, duke neglizhuar flamurët politikë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re