TIRANË – Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit në Pallatin e Kongreseve. Fotografët e pranishëm kanë shkrepur poza të socialsitëve para se të hynin në sallë duke shkëmbyer biseda me njëri-tjetrin.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është parë i kujdesshëm ndaj Arben Pëllumbit, të cilit i ka ndrequr edhe këmishën. Ndërsa kryeministri Edi Rama duke se nuk është zgjuar me energji.

Kongresi nisi në orën 10, por Rama është parë jashtë duke mos e duruar dritën e duke fërkuar sytë. Të mos ketë fjetur mirë nga emocionet vallë?

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src=’https://embed.ex.co/sdk.js’;fjs.parentNode.insertBefore(js,fjs);}(document,’script’,’playbuzz-sdk’));

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re