Protesta ‘jelek-verdhë’ nisi në Francë ku fillimisht ishin shoferët e taksive, kamionëve, autobusëve dhe makinave personale që e nisën si portestë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Ata në pak kohë morën një mbështetje shumë të madhe dhe brendajavës ishin një numër jashtzakonish i madh njerëzish në shesh duke protestuar. Të gjithë me jelekët e verdhë.

Njerëzit filluan të dilnin sepse ji vetëm që kundërshtonin rritjen e çmimit të naftës por edhe nuk ishin dakort me rritjen e taksave që kishte bërë presidenti Macron. Protestuesit thonin se Macron është shumë larg realitetit.

Protesta u bënë aq masive saqë Macron ngriu vendimin për rritjen e çmimit të naftës.

Protesta në Francë frymëzoi protesta edhe në vendet e vendet e tjera të BE-së. Krysisht protesta ishin kundër rritjes së taksave dhe kundër rritjes së kostos së jetesës. Protesta masive pati edhe në Belgjikë dhe Hollandë, po me jelek të verdhë edhe ato.

Dje pati protesta edhe në Shqipëri me jelek të verdhë ku shumë fermerë dhe qytetatë dolën në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re